Vriten 9 ushtarë turq në Siri
Nëntë ushtarë turq janë vrarë dhe dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmet e ushtrisë Bashar Assad-it në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib.
Mediat turke raportojnë se presidenti Rexhep Taip Erdogan ka thirrur një mbledhje emergjence pas tensioneve të fundit në qytetin sirian të shkatërruar nga lufta.
Të gjithë ministrat, zyrtarë të lartë dhe kreu i inteligjencës turke, kanë qenë të pranishëm në këtë takim.
Turqia tha se si kundërpërgjigje ndaj regjimit të Assad-it, ka kryer një ofensivë, bilanci i së cilës është: neutralizimi i 1,709 ushtarëve të regjimit të Assad, 55 tanke, 3 helikopterë dhe një seri armatimesh të rënda.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



