Nxënësit kanë deklaruar se sihin në orën e biologjisë dhe ndjenë të vinte një aromë e rëndë nga jashtë ambienteve të klasës.
Në fillim u dyshua për një eksperiment kimik që po bëhej në laboratorin e kimisë, ndërsa më vonë u deklarua për aromën e keqe të ardhur nga kaldajat e shkollës.
Por dyshimet e fundit tregojnë se nxënësit mund të jenë helmuar nga dezinfektanti kundër koronavirusit.
Sot është bërë dezinfektimi i shkollës, ndërsa lajmi ishte dhënë nga kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi.
“Nisëm sot një fushatë dezinfektimi në të gjitha institucionet arsimore, që femijët të jenë më të sigurt në ambientet që ata frekuentojnë.
Do të vazhdojmë gjatë gjithë fundjavës dhe me bashkepunim më të gjithë partneret lokalë, me qëllim që e hëna t’i gjejë gati”, ka shkruar Subashi.
Ndërkohë ende nuk është bërë zyrtare arsyeja e helmimit të nxënësve.




