Drejtori i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi vë në lëvizje komisariatet për kapjen e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakun që është në arrati prej disa muajsh, që kur u shpall në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.
Në mesazhin e drejtorit të policisë së Tiranës, thuhet që të merren masa nga të gjithë komisariatet për kapjen e tij. Sakaq ai shkruan se është e turpshme nëse Kajmaku vjen dhe shëtit në Tiranë e nuk kapet.
“Të merren masa nga gjithë Komisariatet për kapjen e Kajmakut. Komisariati i Vorës te japë lidhjet e tij ne qytetin e Tiranes. Ështe person publik dhe mund te merret informacionet nga strukturat ne varësi. Është e turpshme nëse vjen dhe shëtit në Tiranë dhe nuk kapet”, mësohet se shkruhet në mesazh sipas news 24.
Prokuroria e akuzon Kajmakun për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit. Akuzat i janë bërë me dije avokatit të ish-kryebashkiakut gjatë një seance, pasi vetë Kajmaku ka zgjedhur të qëndrojë në arrati prej 4 muajsh.



