E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e pashpirt e pafajësisë fëmijërore vazhdon…
Publik News

Vrasja e pashpirt e pafajësisë fëmijërore vazhdon…

Nga Kim Mehmeti –

Edhe sikur një maceje Perëndimore – e jo më një familjeje të tërë – t’i kishte ndodhur ky tmerr rrëqethës që shihni në fotografinë që e shoqëron këtë postim, do ulërinin mediat e botës, ku nuk do mungonte as kuja e mediave tona, si dhe ajo e shqiptarëve të famshëm, me orientim të padiskutueshëm properëndimor!

Por, kur ‘mikpritja’ Perëndimore dhe e BE-së është si kjo në kufirin grek, shumica e ‘zëdhënësve’ të botës së ‘civilizuar’ shtiren se nuk kanë dëgjuar gjë.

Ja pra, kështu e dëgjon dhembjen e tjetrit veshi i atyre që edhe humanizmin e kanë ngrit në rrafshin e ‘biznesit’ fitimprurës, duke e përdorur atë vetëm sa për të qenë i pëlqyer nga më i forti, më i pasuri dhe më i pushtetshmi. Dhe që ndihmuan që kjo botë të bëhet pyllnajë ku nuk dihet se cilat ‘bisha’ janë më gjakpirëse se tjerat.

Dhe ‘Pranverë arabe’, e paralajmëruar si ‘puhizë’ që popujve të atjeshëm do u sillte demokraci dhe vlera perëndimore, përfundoi si varrezë masive e pafajësisë fëmijërore dhe e fatkeqësve të pambrojtur që naivisht besuan se kjo botë nuk do lejojë që ata të përfundonin nën rrënojat e shtëpive të tyre. Dhe kështu pra, gërmadhat e qyteteve që ishin begati kulturore e njerëzimit, sot pasqyrojnë fytyrën e shëmtuar të botës së sotme, të cilën e sundojnë mjeshtrit e luftës.

E në ndërkohë, vrasja e pashpirt e pafajësisë fëmijërore vazhdon, gjë që dëshmon se kjo botë është kopsht dhe parajsë e të ‘fortëve’, e ujitur me gjakun dhe me fatkeqësinë e popujve të ‘prapambetur’.

Dhe po kjo botë e shurdhër dhe e pandjeshme ndaj tragjedisë dhe dhembjes së popujve të ‘pacivilizuar’, gjithmonë është shtirur se i mungojnë pamje të reja rrëqethëse të fëmijëve të vrarë e të helmuar, që ta kuptojë se ky planet është ndarë në dy pjesë: në pjesën ku jetojnë popujt ‘human’ e të ‘civilizuar’ që e festojnë jetën dhe, në pjesën tjetër, që është bërë varrezë masive e fatit të popujve të pafat.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.