Bejtja: Opozita të bashkohet në një front, edhe nëse ‘karrocën’ e tërheq Meta
Analisti Andi Bejtja u shpreh mbrëmjen e sotme se opozita duhet të bashkohet në një front të vetëm, edhe nëse në krye është Meta.
I ftuar në emisionin Opinion, Bejtja theksoi se vetëm një front i bashkuar mund të sjellë ndryshimin në Shqipëri.
“Opozita duhet të bashkohet në një front me këdo, kushdo që e tërheq karrocën i pari. Nëse e tërheq karrocën Ilir Meta duhet ti shkojnë Metës mbrapa, nëse e tërheq Basha duhet t’i shkojë Meta Bashës. Pra, duhet një front i madh opozitar, pra ne e pamë dhe dje që ne kishim më shumë opozitë zyrtare në miting. Unë mendoj se është një zonë gri shumë e madhe e shqiptarëve pa përfshirë në këtë histori. Unë kam besim se vetëm një front i madh mund të sjellë ndryshimin. Unë nuk e di akoma me zgjedhje pa zgjedhje, çfarë do të ndodh pas 15 marsit. Me zgjedhje normale, në një kohë kur janë kapur ekonomia mediat, është e pa mundur të bëhet”, u shpreh Andi Bejtja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



