E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Probleme me pasurinë, shkarkohet nga detyra gjyqtari Andi Civici
Publik News

Probleme me pasurinë, shkarkohet nga detyra gjyqtari Andi Civici

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Andi Civicin.

Mësohet se ai nuk ka qenë i pranishëm gjatë vendimit të dhënë nga KPK.

Komisioni ka hetuar pasurinë kryesore të gjyqtarit, një apartament me vlerë 155 mijë euro të blerë në vitin 2011 në Tiranë, me burim shitjen e një apartamenti në Vlorë dhe një hua prej 40 mijë eurosh nga vjehrri.  Relatorja e trupës gjykuese Valbona Sanxhaktari ka shpjeguar se edhe apartamenti në Vlorë ishte blerë pas marrjes së 3 milionë lekëve hua nga vjehrri, po aq nga daja i bashkëshortes dhe 1 milion hua nga babai i gjyqtarit.

Komisioni konstatoi se vjehrri i Civicit rezultonte të kishte pasur likujditete në vlera në konsiderueshme në bankë dhe se provohej që kishte qenë i regjistruar si avokat që pej vitit 1998 deri në vitin 2004.

Kujtojtojmë që Andi Civici e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2003 si gjyqtar në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2010, Civici është emëruar gjyqtar i Apelit të Vlorës, funksion të cilin e ka mbajtur deri në vitin 2016, kur u transferua në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.