E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetingu,shkarkohet nga detyra kryegjykatësi i Vlorës
Publik News

Vetingu,shkarkohet nga detyra kryegjykatësi i Vlorës

Komisioni i vettingut ka shkarkuar nga detyra kreun e gjykatës së Vlorës Skënder Haluci.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Haluci nuk justifikon pasurinë.

Mësohet se në vitin 2015 kryegjykatësi i Vlorës ka blerë 1400 m2 tokë në Sauk në të cilën ka ndërtuar një shtëpi pa leje. Kjo shtëpi më pas është futur në proces legalizimi.

Por sipas KPK-së, kjo pronë nuk përputhet me deklaratat e pasurisë ndër vite të bëra nga kryegjykatësi. Ky është problemi i parë për Halucin gjatë procesit të vettingut, që solli dhe shkarkimin e tij nga detyra.

Ndërkaq kujtojmë se një ditë para se të dalë në komision, Haluci kishte kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese. Kjo kërkesë u rrëzua para dy ditësh në nisje të senacës dëgjimore nga KPK.

Kujtojmë se Skënder Haluci është në krye të Gjykatës së Vlorës prej vitit 2010.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.