Sulmuan stacionin e metrosë në Akropol, arrestohen 43 persona
Policia greke bën me dije se në mesin e 43 personave të arrestuar për sulmimin e stacionit të metrosë të Akropolit, ka edhe shtetas shqiptarë.
Nuk bëhet me dije numri i shqiptarëve dhe identiteti i tyre, por sipas medias greke nga 43 të arrestuar 10 janë nga Shqipëria, Franca, Turqia, Gjermania, ShBA, Spanja dhe Siria.
Disa akuza që rëndojnë mbi ta janë prishja e rendit dhe dëmtimi i pronës. Kujtojmë se 43 të arrestuarit shkaktuan dëme, hodhën bojë si dhe shkruajtën parulla të ndryshme në stacion.
“Një grup vandalësh zbritën në rrugën e këmbësorëve, shkruan parulla jashtë stacionit dhe më pas u zhvendosën në portet ku shkaktuan dëme, hodhën bojë, shkruajtën parulla të ndryshme etj”, raporton Protothema.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







