E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ruçi: E mirëpres presidentin Meta sa herë të dëshirojë
Publik News

Ruçi: E mirëpres presidentin Meta sa herë të dëshirojë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i pyetur nga gazetarët ka komentuar sot situatën ku është përfshirë Presidenti i Republikës në raport me qeverinë, të cilën e akuzn për grusht shteti ndaj institucioneve kushtetuese.

 

“Marrëdhëniet e mia me presidentin nuk ka pse të shpik rrotën i ka përcaktuar qartë Kushtetuta e Shqipërisë. Parlamenti një nga funksionet kryesore është ai legjislativ të bëjë ligjet, siç presidenti ka të drejtë të kthejë ose dekretojë ligje. Secili institucion është sovran si parlamenti dhe presidenti për dekretet që miraton apo kthen për rishqyrtuar në kuvend. Këto të fundit parlamenti do i shqyrtojë dhe unë flas me votën time në Kuvend” u shpreh Ruçi gjatë konferencës me kreun e Parlamentit të Austrisë, ëolfgang Sobotka.

Gjithashtu Ruçi tha se Meta është i mirëpritur në Kuvend pasi e detyron Kushtetuta ta mirëpresë.

“Më obligon Kushtetuta të mirëpresë presidentin sa herë dëshiron të vizitojë parlamentin ose do të mirëprisja dhe do të lexoja çdo mesazh që ai do i drejtonte parlamentit”

Si socialist i vjetër a ka folur Gramoz Ruçi me zotin Meta për këtë situatë?

Gramoz Ruçi: “Takimet e mia me presidentin janë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor. Pyetja juaj është si socialist i vjetër e kam takuar apo jo, sic e dini presidenti është i depolitizuar nga Kushtetuta por dhe unë që nuk jam i detyruar nga Kushtetuta këto dy vite kam qenë totalisht i depolitizuar. Besoj se nuk e kam përdorur asnjë sekond mikrofonin e kryetarit të Parlamentit për probleme partiake. Parë në këtë këndvështrim nëse Presidenti ka nevojë për qëndrime te maxhorancës kjo ka struktura partie mund ti thërrasë, ose ato nëse kanë problem me presidentin mund të kërkojnë takim me të.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.