Kreu i Partisë Demokratike në Itali, Nicola Zingeretti është infektuar nga koronavirusi.
Lajmi është bëri i ditur nga vetë Zingeretti me një video të postuar në ‘Facebook’.
Ai ka thënë se është mirë dhe se mjekët e kanë njoftuar se ka rezultuar pozitiv nga koronavirusi dhe i duhet të qëndrojë në shtëpi për disa kohë.
‘Për momentin jam mirë me shëndet, nuk ka vend për panik, dhe në këtë rast do mundohem të jap shembullin tim më të mirë’, është shprehur kryedemokrati.
Ndërkaq, ka shtuar se autoritetetet përkatëse po kontrollojnë të gjithë personat me të cilët ai ka qenë në kontakt.
Kujtojmë që deri më tani Italia ka 197 viktima dhe 3916 të infektuar.



