Fëmijët e gruas që u dhunua, panë gjithçka, lajmëruan Policinë duke shmangur tragjedinë
Burime nga grupi hetimor sqarojnë se ata kanë 4 fëmijë dhe banojnë në një shtëpi në lagjen 13 plazh Durrës.
Burrë e grua punonin e mbanin fëmijët, bashkëshorti si shofer dhe nëna ndihmës kuzhiniere në një lokal në zonën e plazhit.
Burimet thanë për Panorama se kishte disa kohë që marrëdhëniet e tyre kishin pësuar krizë dhe sherret ishin shtuar.
Gruaja kishte deklaruar se do ta ndante burrin. Edhe mbrëmë ata janë grindur sërish dhe kur gruaja e ka përsëritur se do ta ndante ai ka kaluar në krizë psiqike dhe e ka goditur në pjesën e pasme të kokës me bisht sëpate duke i shkaktuar plagë e duke e lënë pa ndjenja.
Në këto kushte, duke kujtuar se bashkëshortja kishte ndërruar jetë, ka tentuar të vetëvaret me litar në banesë.
Në banesë gjendeshin 2 prej fëmijëve të tyre të cilët kanë parë të gjithë skenën. Kanë qenë ata dhe fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur në momentin kur burri kishte bërë gati litarin për vetëvarje duke evituar këtë akt.
Ndërkohë gruaja është dërguar në spital ku mjekët i kanë dhënë ndihmën e duhur dhe ajo është përmendur.
Sot ajo do ti nënshtrohet skanerit ku mjekët do të shohin shkallën e dëmtimit në kokë.
Burri është arrestuar në flagrancë nga ana e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



