Elbasan: Shoferi i ambulancës i dehur në timon, përplasi nga mbrapa makinën private
Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në rrugën Elbasan-Bradashesh, si pasojë e përplasjes së mjetit me të cilin ata udhëtonin me ambulancën e qytetit.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, ambulanca është nisur me urgjencë sapo në sallën operative ka mbërritur një telefonatë për ndihmë, por në rrugën Elbasan-Bradashesh ka përplasur nga mbrapa një mjet tip Volkswagen Golf 6, në të cilin udhëtonin burrë e grua.
Si pasojë e goditjes së rëndë, çifti i bashkëshortëve kanë mbetur të plagosur, ndërsa shoferi i ambulancës bashkë me stafin mjekësor nuk kanë marrë lendime. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit dhe i ka bërë testin e alkoolit shoferit të ambulancës, i cili ka rezultuar i dehur në masën 0.95 mg/l. Pra, tre herë më shumë se norma e lejuar.
Duke qenë se ka rezultuar i dehur në drejtimin e mjetit dhe ka shkaktuar më pas aksident, shoferi i spitalit të Elbasanit është shoqëruar në Polici dhe ndaj tij do të merren veprimet të mëtejshme për shkeljen e rregullave të qarkullimit. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk kanë marrë lëndime mjeku dhe infermjeri i spitalit që ndodheshin në ambulancë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco








