E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manastirliu mbledh Komitetin Teknik të Ekspertëve: Nuk ka asnjë rast të konfirmuar
Publik News

Manastirliu mbledh Komitetin Teknik të Ekspertëve: Nuk ka asnjë rast të konfirmuar

Mbrëmjen e sotme, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka mbledhur Komitetin Teknik të Ekspertëve me qëllim diskutimin për  marrjen e masave parandaluese për përhapjen e mundshme të koronavirusit në Shqipëri.

manastirliu

 

Nëpërmjet një postimi në facebook, Manastirliu shkruan se çdo masë që mund të merret në vendin tonë, do të konsultohet me ekspertët, ndërsa nënvizon se deri tani, në vendin tonë ende nuk ka konfirmim për person të prekur nga virusi Covid 19.

Postimi i Manastirliut:

Po diskutojmë në këto momente me ekspertët e komitetit teknik, për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, pas vendimit që hyri sot në fuqi në vendin fqinj për izolimin total të zonave të kuqe
Çdo masë e shtuar dhe vendim që do të merret, do të vendoset nga eskpertët!

Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.