Në një lidhje direkte me emisionin “360 Gradë”, Njuma ka thënë se fakti që personi që është shtruar në Infektiv me koronavirus ka qenë në një ceremoni mortore, rrit mundësinë e kontaminimit të personave të tjerë.
“Do të doja të jepja një informacion të fundit, e kam të konfirmuar nga mjekët e spitalit Infektivit. Një nga dy të infektuarit me kronavirus ka deklaruar se ka marrë pjesë në një ceremoni mortore disa ditë më parë. Çka mund të shtojë edhe rrezikun e kontaminimit të personave të tjerë. Po ashtu ai ka edhe një bar-kafe ku mund të kenë shkuar banorët e zonës”, ka thënë gazetarja Beti Njuma.



