E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi: Britania kërkon vullnetarë që të infektohen qëllimisht, pagesa është 3500 paund
Publik News

Koronavirusi: Britania kërkon vullnetarë që të infektohen qëllimisht, pagesa është 3500 paund

Qendra Inovative ‘Queen Maria Bio Enterprises’ në Londër, po rekruton 24 vullnetarë që do të infektohen me koronavirusin e ri, ndërsa do të paguhen me 3500 paund.

Vullnetarëve do t’u injektohet një formë e dobët e koronavirusit, që ata të kenë simptomat e COVID-19.

Pacientët do të mbahen në karantinë për dy javë, në mënyrë që shkencëtarët të shohin nëse po funksionin vaksina.

Deri tani kanë aplikuar më shumë se 30 vullnetarë, të cilët nuk do të mund të kenë kontakt me asnjë person për dy javë.

Më shumë se 35 vaksina kundër koronavirusit janë në zhvillim, ndërkohë që Britani aka lëshuar një fond prej 46 milionë paund për të luftuar koronavirusin.

Gjithsesi vaksina kundër koronavirusit do të dojë kohë që të zhvillohet.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thirrur një mbledhje emergjente për të diskutuar hapat për parandalimin e pandemisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.