AMA kujdeset për shëndetin,kërkesë televizioneve: Shmangi emisionet që keni me publik
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka kërkuar nga televizionet në vend që të shmangin emisionet ku është kërkuar prezenca e publikut.
Kjo masë, sipas AMA-s bëhet në kuadër të masave të luftës kundër shpërndarjes së Covid. AMA vlerëson punën që po bëjnë mediat në dhënien e informacionit për publikun, por ndërkohë, e konsiderojnë shumë të nevojshme që të shmangin pubkikun nëpër emisione, meqë nuk arrihet të mbahet distanca prej 1 metër larg nga njëri tjetri, raporton newsbomb.al.
“AMA vlerëson angazhimin e redaksive audiovizive për raportimin dhe mbulimin e situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.
Informimi mbi dinamikën e situatës në terren dhe udhëzimet e autoriteteve të shëndetit, si dhe ekspertët janë bazë shumë e vlefshme për sqarimin dhe orientimin e publikut në vlerësimin realist të gjendjes, si dhe trajtimin eficent të problematikave që hasen”, thuhet në njoftimin e AMA.
“AMA apelon për kujdes në rastet e programeve të drejtpërdrejta ose me regjistrim në studio audiovizive që kanë përqëndrim personash, për të respektuar kërkesat e disatancave optimale mes tyre.
Evitimi i rrethanave me studio televizive që aplikojnë formatet programore me prezencë të përqëndruar të publikut, do të jetë ndihmë në parandalimin e rreziqeve të përhapjes së koronavirusit nga persona potecialisht të infektuar, bazuar dhe në udhëzimet e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



