E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha thirrje mjekëve: Flisni tani  sa nuk është vonë’
Publik News

Basha thirrje mjekëve: Flisni tani sa nuk është vonë’

Kreu i PD Lulzim Basha në një konferencë për media pas konfirmimit të 10 rasteve të para me koronavirus ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë ndërsa shton se spitalet nuk kanë kushtet e duhura për të përballuar fluksin e pacientëve që mund të kenë nevojë për trajtim.

Sipas Bashës prej 2 javësh duhej të ishin marrë masa por qeveria nuk ka bërë asgjë përveç propagandës.

Më tej kreu demokrat thekson se në spitalet e Tiranës dhe spitalet e tjera gjendja është e mjerueshme sa i përket paisjes së sistemit shëndetësor me mjete bazë, ndërsa i bën thirrje qeverisë ta ndalë këtë sjellje të papërgjegjshme, por në rradhë të parë të mbrojë mjekët se dhe ata janë të rrezikuar.

“Është urgjente që kjo sjellje e papërgjegjshme të ndalet menjëherë dhe të pajisën stafet mjekësore për tju përgjigjur situatës. Gjendja në spitalet e Tiranës dhe spitale të tjera është e mjerueshme sa i përket paisjes së sistemit shëndetësor me mjete bazë. Maska, mjete higjienike, në mënyrë që mjekët të parët të jenë të mbrojtur dhe të shërojnë të tjerët”, tha Basha

Sakaq ai tha se ndërkohë që higjiena është e rëndësishme për të mbajtur larg koronavirusin,  mijëra qytetarë të tërmetit jetojnë në çadra në kushte të mjerueshme. “Qeveria ka harruar mijëra qytetarë që jetojnë në kushet të mjerueshme për shakk të kushteve të rënda të tërmetit. I bëj thirrje mjekëve dhe specialistëve të dëgjohet zëri i tyre dhe të kërkojnë mjete sepse nesër mund të jetë shumë vonë. Qeveritë shkojnë dhe vijnë ndërsa shëndetiti qytetarëve është parësor.

Detyra e qeverisë është të sigurojë kushtet dhe jo të bëjë shfaqje e propagandë. Mjekët tanë mund ta përballojnë po të kenë mjete. I bëj thirrje mjekëve dhe specialistëve të dëdjohet zëri i tyre dhe të kërkojnë mjete sepse nesër mund të jetë shumë vonë. Qeveritë shkojnë dhe vijnë ndërsa shëndeti i qytetarëve është parësor”, shtoi më tej Basha.

Pjese nga fjala e Bashes:

Spitalet janë të papërgatitura për fluksin e pacientëve që do të kenë nevojë për trajtim në kushte spitalore për tu përballur me pasojat.

120 njësi të tilla për të trajtuar 120 të infektuar që kanë nevojë përndryshe u rrezikohet jeta. Prej dy javësh janë kërkuar masa. Qeveria ska marrë masat e duhura, por e ka harxhuar me fjalë të kota këtë kohë.

Është urgjente që kjo sjellje e papërgjegjshme të ndalet menjëhreë dhe të pajisë stafet mjekësore për tju përgjigjur situatës. Gjendja në spitalet e Tiranës dhe spitale të tjera është e mjerueshme sa i përket paisjes së sistemit shëndetësor me mjete bazë. Maska, mjete higjienike, në mënyrë që mjekët të parët të jenë të mbrojtur dhe të shërojnë të tjerët.

Qeveria ka harruar mijëra qytetarë që jetojnë në kushet të mjerueshme për shakk të kushteve të rënda të tërmetit.

I bëj thirrje mjekëve dhe specialistëve të dëdjohet zëri i tyre dhe të kërkojnë mjete sepse nesër mund të jetë shumë vonë. Qeveritë shkojnë dhe vijnë ndërsa shëndeti i qytetarëve është parësor.

Detyra e qeverisë është të sigurojë kushtet dhe jo të bëjë shfaqje e propagandë. Mjekët tanë mund ta përballojnë po të kenë mjete.

Qeveria duhet të ketë një karantinë, por fondi për ngritjen e saj është akorduar vetëm një ditë më parë.

I bëj thirrje qytetarëve pa panik dhe me kujdes të madh që përmes kujdesit të shtuar të ruajmë shëndetin personal, të të afërmve dhe famuiljarëve duke u vënë veshin mjekëve dhe specialistëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.