Pacientja me koronavirus në Spitalin e Durrësit në gjendje të rënduar
Shefja e ISHP Silva Bino shprehet se pacientja me koronavirus, e shtruar në Spitalin e Durrësit, është në gjendje të rënduar.
Duke folur në emisionin “Tempora”, Bino ka thënë se pacientja e Durrësit është në “gjendje respiratore të drejtuar”, çka ka rënduar dhe gjendjen e saj. Ndërkohë, sipas Binos gjendja është e stabilizuar në spitalin Infektiv në Tiranë.
“Janë identifikuar për 24 orë të gjitha kontaktet e personave të infektuar. Është bërë një hartëzimi i gjithë zonave ku kanë qenë personat, janë marrë mostrat, janë futur në vetëkarantinë. Kjo është një punë e jashtëzakonshme. I kishim ekipet e gatshme për gjurmimin dhe mënyrën se si do të veprohet. Kjo është vetëm me rastet që kanë ardhur me rastin e parë. Gjendja e të prekurve tek Infektivi janë më e stabilizuar, ndërsa gjendja në spitalin e Durrësit është më e rënduar, se është me gjendje respiratore të drejtuar”, ka thënë ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



