Gjirokastër, turistë në kohë koronavirusi
GJIROKASTER / Ndonëse numri i vizitorëve dhe turistëve në këtë sezon është minimal, në qytetin jugor me profil turistik gjen grupe të vogla.
Karantinat dhe kufizimet në trafikun ndërkombëtar nuk i kanë penguar disa prej tyre të vizitojnë Qytetin e Gurtë. Në hotelet e Gjirokastrës kanë qëndruar të martën e 10 marsit rreth 34 turistë të huaj. Pjesa më e madhe e tyre nga vendet e Europës Perëndimore.
Nuk është çudi që kjo aventurë të jetë një sfidë e tyre ndaj panikut mediatik për virusin që ka përfshirë rruzullin. Pse jo, edhe një masë profilaktike e tyre per t’u mbrojtur ndaj koronavirusit. Një çift turistësh spanjoll që kishin hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Qaf’ Botës thanë se erdhëm këtu nga Italia nëpërmjet Greqisë, sepse këtu ndihemi më të sigurt.
Ndërsa një grup turistësh që drekuan në tavernën Kufoi u shprehën se i pëlqyen jashtëzakonisht gatimet tradicionale gjirokastrite dhe vetë qytetin me pamje unikale. Një pjesë e tyre kanë preferuar të kalojnë disa çaste në mjediset malore të Çajupit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



