Profesor Dragoti jep disa këshilla : Kjo luftë nuk kërkon guxim por durim
Profesori dhe psikologu Edmond Dragoti jep disa këshilla sesi të mos mërzitemi nga qëndrimi në shtëpi, në këto ditë kur të gjithë duhet të respektojmë rregullat dhe të dalim sa më pak në ambiente publike dhe të populluara.
Në një lidhje live në emisionin “Pa Protokoll”, profesori tha se lufta me këtë virusi të ri nuk fitohet me guxim por me durim dhe qetësi.
“Është shumë e vështirë të trajtosh një sëmundje të zakonshme jo më një sëmundje që nuk duhet ende se çfarë është dhe nuk ka kurë. Për ne nuk është e zakonshme të izolohemi në shtëpi. Kjo situatë e tanishme na bën të reflektojmë dhe të kuptojmë nevojat tona të domosdoshme. Ka pas njerëz që duhen të sfidojë rrezikun, por ajo nuk sfidohet duke i dale përpara, por duke e shmangur atë. Lufta me virusin nuk kërkon guxim por durim, zgjuarsi se dije që të dish se si të përballosh përmes këshillave. Nuk jemi të përgatitur të kalojmë një kohë të gjatë në shtëpi do të flasim me veten apo me dy tre familjarë.
Durimi është elementi kryesor dhe pritja në kohë ajo që do ta shtyjë të menaxhohemi brenda familjes. Duhet të ruajmë një komunikimin pozitiv me njëri tjetrin dhe pa zënka . Merreni komunikimin me lehtësi. Mos ndiqni vazhdimisht vetëm lajme për virusin. Ndërgjegjësimi dhe durimi janë thelbësore në luftimin e kësaj sëmundje. Fakti që gjysmën e popullsinë e kemi emigracione na bën mjaft të rrezikuar, dhe mbyllja e kufijve ka një efekt pozitiv edhe në pritshmëritë e njerëzve”, u shpreh profesor Edmond Dragoti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



