E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U denoncua live se mund të ishte i infektuar me Covid-19/ Qytetari rezultoi pozitiv
Publik News

U denoncua live se mund të ishte i infektuar me Covid-19/ Qytetari rezultoi pozitiv

Dy ditë më parë në emisionin Open, një qytetar që po intervistohej denoncoi se miku i tij mund të ishte i infektuar me covid-19.

Qytetari me insistim kërkonte prezencën e mjekëve për ta verifikuar këtë pasi megjithëse i kishin telefonuar disa herë 127-ës nuk kishin marrë përgjigje dhe as mjeku nuk kishte shkuar në shtëpi, pavarësisht se siç qytetari tregoi miku i tij kishte ditë me temperaturë të lartë.

Pas komunikimit me shefin e emergjencës Kombëtarë Skëndër Brataj, mjekët shkuan të verifikonin rastin në fjalë.

Ndërkohë sot TCH konfirmoi se miku i qytetarit kishte rezultuar pozitiv me covid-19, por gjendja e tij është e mirë.

Ndërsa miku i tij nuk ka shfaqur asnjë shenjë të covid-19, por megjithatë ai është vetë izoluar për çdo rast.

Ajo që e bën dhe më flagrantë rastin është se atë mbrëmje qytetari denoncues pati kontakt dhe me shefin e Emergjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili ishte pa asnjë mjet mbrojtës.

Le të shpresojmë që qytetari denoncues të mos jetë pozitiv, pasi do të ishte një efekt zinxhir dhe për kontaktet e tjera të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.