E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjermania miraton paketën e ndihmës me 550 miliardë euro për bizneset
Publik News

Gjermania miraton paketën e ndihmës me 550 miliardë euro për bizneset

Qeveria gjermane ka lëshuar paketën më të madhe të ndihmës ekonomike të Gjermanisë, me vlerë 550 miliardë euro për kompanitë e saj, duke iu ofruar atyre kredi për të mbajtur bizneset e tyre hapur.

“Nuk ka asnjë kufi të lartë për kredinë e ofruar nga (banka shtetërore e zhvillimit) KfW, kjo është porosia më e rëndësishme,” tha Ministri i Financave Olaf Scholz.

“Garancitë, ekuivalente me 614 miliardë dollarë, ishin thjesht “për fillestarët”, tha Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier.

“Ne premtuam se nuk do të dështojmë për shkak të mungesës së parave dhe vullnetit politik. Kjo do të thotë se asnjë kompani e shëndetshme, asnjë punë nuk duhet ta gjejë veten në telashe.

“Ne do t’i rimarrim armët nëse është e nevojshme”, shtoi Altmaier.

Ministrat gjermanë theksuan se shteti ka fonde të mjaftueshme në thesar nësë ‘lufta’ me koronavirusin do të vazhdonte gjatë.

“Nëse zgjat më shumë, ne mund të vazhdojmë më gjatë,” tha Scholz.

Mesazhi për kompanitë është se: “Ju mund të jeni të guximshëm, rreziqet do të barten nga ne,” tha ai.

Kancelarja Merkel tha se do të zbatohet çdo lloj mase që do të duhet për të zbutur krizën e koronavirusit, madje duke prishur edhe balancën e buxhetit gjerman.

Është një situatë e jashtëzakonshme, ne do të bëjmë atë që është e nevojshme dhe për fat të mirë Gjermania është relativisht e fortë … ne do të bëjmë atë që mundemi për ta kaluar mirë këtë situatë dhe do ta shohim në fund të asaj ku qëndron buxheti ynë,” ajo tha, duke theksuar se përfundimi i krizës së virusit “vjen së pari”.

Gjermania ka mbi 4500 raste aktive të të infektuarëve me koronavirus, ndërsa ka patur edhe 9 viktima.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.