E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse Shqipëria nuk mund të jetë në kushtet e Italisë?!
Publik News

Pse Shqipëria nuk mund të jetë në kushtet e Italisë?!

Ju kujtohet grafiku i moshës që ju tregova dje mes Shqipërisë dhe Italisë? Ky artikull tregon se Italia po vuan pasojat e COVID-19 edhe për shkak të moshës së plakur, dhe prekjes nga virusi (sikurse shihet dhe në grafik) të moshave të thyera, në ndryshim nga Korea e Jugut për shembull që ka një moshë më të re dhe për pasojë vdekshmëria nga COVID-19 është tre herë më e vogël se Italia! Grafiku tregon se në Itali mosha e thyer është më e infektuar nga virusi se moshat e reja, ndërsa në Korenë e Jugut është e kundërta. Mesa duket në Itali nuk e kanë menaxhuar kontrollin e përhapjes së infeksionit te pjesa e popullatës më e rrezikuar, pra te mosha e tretë duke rritur numrin e vdekjeve në mënyrë eksponenciale.

Prandaj virusi në vendin tonë, duke marrë parasysh që jemi një shoqëri e re dhe jo e plakur, nuk mund të ketë sjelljen si në Itali, dhe projeksionet statistikore mund të ndihmojnë për të vlerësuar masat që duhet ndërmarrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.