E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ankand shtetëror në kohë  koronavirusi
Lajme

Ankand shtetëror në kohë koronavirusi

Në një situatë kur e gjithë Shqipëria është e izoluar për shkak të koronavirusit sot njoftohet se ka dalë në ankand një pronë publike në Divjakë me 3800 metra katrorë.

“Njoftim me shitje në ankand të pronës publike në administrim të Bashkisë Divjakë”, thuhet në njoftimin e shitjes së truallit.

Ankandi për shitjen e kësaj prone shtetërore do të mbahet më 8  prill të këtij viti pranë Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike.

Nga ana tjetër theksojmë se në këtë situatë ku të gjithë janë të izoluar dhe qeveria ka marrë masa drastike për të penguar përhapjen e COVID-19  që ka shënuar 55 të infektuar dhe një viktimë në vendin tonë, nuk dihet se kush është i “interesuari” që do të shkojë në ankand për ta blerë këtë truall.

90631944_2485364581567660_552080357562777600_n_1.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.