Hashim Thaçi propozon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga koronavirusi
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi propozon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Propozimi që i është dërguar Kuvendit të Kosovës vjen vetëm pak minuta pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
“Tani po ballafaqohemi me një të keqe që mund ta kalojmë se bashku. Shpreh mirënjohjen time për institucionet kompetente për menagjimin e situatës. Ai ka bërë thirrje që ta ruajmë njëri-tjetrin sipas rekomandimeve të IKSHP. Ne si shtet duhet të marrim masat që kemi si shoqëri pasi ky nuk është një grip i zakonshë. Duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet kam thirr në takim Këshillin e Sigurisë Kombëtare për nevojën e përballimit të kësaj situate. Pas konsultave me Kryeministrin dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare ne duhet të jemi në krye të përgjësive tona”, deklaron Thaçi.
Numri i të infektuarve në Kosovë, aktualisht ka shkuar në 19.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



