Shpresë për të gjithë të prekurit me koronavirus, dhe jo vetëm, për të gjithë shqiptarët.
Kryeministri, ka postuar në ‘Facebook’ një foto ku duket i shëruari i parë me COVID-19, i shoqëruar nga një mjeke.
“I SHËRUARI I PARË DEL NGA SPITALI PËR T’U MBYLLUR NË SHTËPI PA DALË FARE 14 DITË, NËN VËZHGIMIN E MJEKËVE FANTASTIKË TË INFEKTIVIT”, shkruan Rama
Ndërkohë, kujtojmë që në Shqipëri janë 76 të infektuar dhe 2 viktima, si pasojë e COVID-19




