E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama takim sekret me Xhorxh Sorros
Lajme

Edi Rama takim sekret me Xhorxh Sorros

FOTON e publikon   djali i filantropit në Instragram
Në takimet e zhvilluara gjatë qëndrimit të tij misterioz 9 ditor në Nju Jork, Edi Rama ka patur një të tillë edhe me filantropistin kontrovers Xhorxh Sorros.

Takimi nuk do të ishte bërë i ditur nëse, djali adoleshent i Xhorxh Sorros, Aleksandër të mos e kishte postuar takimin mes babait të tij dhe Edi Ramës si një gallatë në rrjetin e tij social në Instagram ndërsa shkruan: “Gjithmonë është një kënaqësi të takosh kryeministrin shqiptarë, Edi Rama. Një rilindas i cili është bërë simbol i demokracisë liberale në Shqipëri dhe gjithashtu një artist i njohur botërisht. Për të mos përmendur që është i vetmi kryeministër që mban veshur T-shirt e Michael Jordan në takimet zyrtare, edhe pse jam një fans i përjetshëm i Knicks, nuk kam asgjë personale, përveç respektit”, shkruan Aleksandër Sorros.

Ajo që bie në sy në këtë përshkrim të djalit të Xhorxh Sorros, është sesi Kryeministri i Shqipërisë cilësohet nga një adoleshent, (qoftë ky edhe një Sorros) si një “kukull”që atij i pëlqen për mënyrën sesi vishet e sesi shfaqet në publik.

Sa për faktin që Aleksandër Sorros shikon tek Edi Rama një rilindas liberal, kjo pastaj ka të bëjë me justifikimin e milionave të errëta që babai i tij ka investuar për karrierën e Edi Ramës që ky të shkatërrojë njëherë e përgjithmonë demokracinë në Shqipëri dhe të kthehet në simbolin më unikal të keqqeverisjes në historinë tonë.

Fotoja duket se na sjell edhe një mesazh tjetër, atë të trashëgimisë Sorros, një trashëgimi që botës i ka sjellë deri tani veç dëme dhe deformime, por që me shumë gjasë do të vazhdojë të mbetet si e tillë, nga Xhorxhi tek Aleksandri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.