Emigrantët 48 orë të bllokuar në dogana, Basha thirrje Qeverisë: Të lejohen të kalojnë kufirin menjëherë
Kreu i PD Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë që të lejojë menjëherë kalimin në kufi të emigrantëve shqiptarë që kanë 48 orë të bllokuar.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha thotë se braktisja e qytetarëve në kufi është papërgjegjshmëri çnjerërore.
“Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi. Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore. Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre”, shkruan Lulzim Basha, kreu i PD.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



