E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdes nga koronavirusi shoferi i urbanit
Publik News

Vdes nga koronavirusi shoferi i urbanit

Vdes nga koronavirusi shoferi i urbanit, pak ditë më parë u ankua për pasagjeren që kollitejUrban në SHBA

Shoferi i një urbani ka ndërruar jetë nga komplikacione të shkaktuara nga koronavirusi, vetëm pak ditë pasi postoi një video ku ankohej për një pasagjere që kollitej.

Shoferi i autobusit në Detroit në Miçigan postoi një video në Facebook ku ankohej për pasagjeren rreth të 50-ave.

Ai dëgjohej teksa thoshte i revoltuar se po ushtron punën e tij publike duke vënë në rrezik jetën për të “ushqyer familjen”.

“Kjo pandemi, është e rrezikshme. Njerëzit duhet ta marrin seriozisht, nuk është shaka. Por kur një grua rreth të 50-ave kollitet katër a pesë herë pa vënë dorën, unë nuk fajësoj asnjë në botë përveç asaj”, dëgjohej të thoshte në video disa ditë më parë shoferi.

rfghehyer5he4rh4eh.jpg

Shoferi ndërroi jetë pak ditë pasi u ankua në Facebook për pasagjeren që kollitej

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.