E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi tregon çfarë do bënte kundër COVID-19 nëse do ishte në krye të qeverisë
Publik News

Kryemadhi tregon çfarë do bënte kundër COVID-19 nëse do ishte në krye të qeverisë

Do bëja atë që bëri Koreja e Jugut. Për një javë të gjitha familjet shqiptare do të ishin testuar”, kështu u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë në News 24, teksa u pyet për masat që do kishte marrë nëse do ishte në krye të qeverisë.

monika kryemadhi

“Do bëja atë që bëri Koreja e Jugut. Për një javë të gjitha familjet shqiptare do të ishin testuar dhe nuk do kishim vetëm izolim të të infektuarve, por edhe mbylljen e kësaj situate sa më herët”, tha Kryemadhi.

Sa i përket masave shtrënguese të marra nga qeveria, Kryemadhi i quan të tepërta dhe pasqyrim të paaftësisë së qeverisë në menaxhimin e situatës.

Kryemadhi shprehet se virus më të madh se papunësia, ekonomia e dobët, mungesa e shpresës janë asgjë, ndërsa thekson se është koha që të mblidhet një Këshill Sigurie për të analizuar çdo bëhet me ekonominë pas karantinës.

“Virus më të madh se papunësia, ekonomia e dobët, mungesa e shpresës janë asgjë. Të gjitha këto janë masa ekstreme për të treguar paaftësinë e qeverisjes dhe roli i opozitës dhe presidentit është normal. Ajo që të trishton është se cilat janë masat që do marrë qeveria për rimëkëmbjen e ekonomisë pas karantinës. Një Këshill Sigurie për këtë duhet mbledhur”, u shpreh Kryemadhi.

Gjithashtu kryetarja e LSI-së tha se pazaret e shtëpisë i bën ajo dhe për këtë arsye, i është dashur të marrë ‘leje për dalje’.

“Unë si doktoreshë që jam nuk kam frikë nga koronavirusi. I pres thonjtë shpesh, i laj duart, ha shëndetshëm dhe ushqimet që kanë hekur dhe antiinflamatorë që na ndihmojnë. Unë i bëj blerjet në shtëpi dhe unë kam aplikua

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, bëri një deklaratë të fortë ditën e sotme, ndërsa tha se koronavirusi mund të ketë ardhur shumë më herët në vendin tonë.

Në një lidhje në emisionin “Kjo javë”, Kryemadhi tha se askush nuk pyet për numrin e personave që kanë humbur jetën në janar, për moshën apo specifikat e tyre.

“Mos e ka kaluar pikun e koronavirusit Shqipëria në janar?”, shtron pyetjen Kryemadhi.
“Ne si LSI kemi ngritur një grup sa i përket çështjes së shëndetësisë që ndjekin këtë situatë të pandemisë.

Shqiptarëve u duhet dhënë shpresa që menjëherë të fillojë lëvizja e ekonomisë. Qeveria merr një vendim, fton oligarkët që të blejë sa më shumë ushqime dhe qeveria do t’ia marrë me çmim tregu nëse nuk u shiten dhe nuk ndihmon familjet, situatën ekonomike të familjeve.

Pavarësisht se qeveria bën sikur i prehet barku për situatën ku ndodhet vendi, gabimisht po ia shkurton këmbët vetes së saj. Paratë që harxhohen për oligarkët do të ishte mirë të përdoreshin për qytetarët. Më mirë të lash e të gatuash, se sa të shohësh këto skeçe që janë të shëmtuara që krijojnë vetëm neveri. Mos e ka kaluar pikun e koronavirusit Shqipëria në janar? Sa veta kanë vdekur nga gripi e temperatura në janar? Cilat kanë qenë moshat dhe specifikat? Për Krishtlindje të gjitha produktet nga Kina kanë ardhur. Duhet të ulemi me këmbë në tokë të gjithë. Edhe dy javë mund ta mbajnë karantinën shqiptarët”, tha Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.