E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Baba Mondi flet për lajmin e rremë se ishte infektuar me koronavirus: Gëzoj shëndet të plotë!
Publik News

Baba Mondi flet për lajmin e rremë se ishte infektuar me koronavirus: Gëzoj shëndet të plotë!

Kryegjyshi botëror bektashian Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj, reagon pas lajmit të rremë të shpërndarë në media se ai ishte infektuar nga koronavirusi.

Baba Mondi ka preferuar të flasë vetë për të treguar që lajmi ishte i pavërtetë dhe konfirmoi se ai gëzon shëndet të plotë.

“Siç e shikoni unë gëzoj shëndet të plotë. I kam zbatuar të gjitha rregukllat që ka vendorus qeveria, në bazzë të ligjeve, në bzë të shëndetësisë. Që të ruhem, mos të takohem me njerëzit. Siç e shikoni sot teqeja është bosh kur sot është dhe dita e kalimit nga jeta i Dede Reshat Bardhit.

Më vjen keq që shumë lajme të rreme që dalin në këto momente nuk janë të mira për popullin, për njerëzit për besimtarët. Krijojnë përçarje jo bashkim, jo solidaritet”, është shprehru Baba Mondi për Ora News.

Pikërisht edhe lajmi i rremë është krijuar nga persona të cilësuar nga kjo media si “dashakeqës” pasi kanë përdorur logon e tyre nëpërmjet montazhit për të shpërndarë lajmin e rremë për Baba Mondin.

Më poshtë montazhi i qëllimshëm i bërë persona dashakeq të cilët kanë përdorur logon e Ora News për të dhënë lajmin e rremë:

Screenshot_2.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.