Dorëhiqet shefi i shkencës së BE
Mauro Ferrari Kreu i Këshillit Europian të Kërkimeve në BE është dorëhequr nga posti i tij pasi nuk i është pranuar propozimi për një program shkencor për të luftuar Covid-19.
Pas dorëheqjes ai ka bërë një deklaratë shpërthyese ndaj bllokut të BE duke theksuar se ajo ka dështuar në përballimin e luftës ndaj Covid-19.
Presidenti i agjencisë më të lartë të financimit të shkencave të BE u tërhoq të martën, duke lëshuar një aktakuzë për krizën e koronavirusit.
Mauro Ferrari, shkencëtari italiano-amerikan që ka udhëhequr Këshillin Evropian të Kërkimit që nga janari, tha se kishte dhënë dorëheqjen pas një mosmarrëveshje për qasjen e BE ndaj krizës duke thënë se ai “ka humbur besimin në sistem”.
Në një deklaratë të botuar nga Financial Times, Ferrari përshkroi një ndarje në marrëdhëniet midis tij dhe BE-së që ai u emërua majin e kaluar për të mbikëqyrur, duke përmendur një “stuhi të brendshme politike” që përfshin nivelet më të larta të Komisionit Evropian.
“Jam zhgënjyer jashtëzakonisht shumë nga përgjigjja evropiane ndaj Covid-19”, tha Ferrari.
Si dhe një dështim për të financuar shkencëtarët për të trajtuar krizën, Ferrari përmendi një “mungesë të plotë të koordinimit të politikave të kujdesit shëndetësor midis vendeve anëtare, kundërshtimin e përsëritur ndaj nismave kohezive të mbështetjes financiare, mbylljet e përhapura të njëanshme të kufijve dhe shkallën marxhinale të iniciativave shkencore sinergjike nga BE”.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian konfirmoi dorëheqjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



