E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama përdori gjuhë denigruese ndaj  Jorida Tabakut, reagon gazetarja: Në vend të sulmosh gratë, shih qytetarët dhe ekonominë
Publik News

Rama përdori gjuhë denigruese ndaj Jorida Tabakut, reagon gazetarja: Në vend të sulmosh gratë, shih qytetarët dhe ekonominë

Pas gjuhës së kryeministrit Edi Rama në adresë të ish deputetes demokrate Jorida Tabaku, të cilën e quajti ‘Balonë Tabake e PD’ vjen edhe reagimi i gazetares Fiori Dardha.

Drejtuesja e emisionit investigativ “Boom” në Ora News, përmes një postimi në Facebook, teksa dënon gjuhën e kryeministrit, shprehet ndër të tjera se, asgjë nuk e justifikon këtë sjellje.

Reagimi i plotë:

“Po shoh reagime të ndryshme në rrjet për gjuhën fyese të përdorur nga kryeministri kundër përfaqësueses së opozitës, znj. Jorida Tabaku.
U interesova për të kuptuar pse gjithë ky mllef i kryeministrit kundër një kundërshtari politik, veçanërisht kundër një gruaje.

Asgjë nuk e justifikon këtë sjellje, në thelb, inferiore. Me të drejtë kërkohet nga qeveria angazhim real për të ndihmuar bizneset, ekonominë, më të varfërit, ata që nuk kanë.

Në vend që të mbushë retorikën politike me agresion kundër grave dhe kundërshtarëve politikë, është mirë që kryeministri ta shpenzojë kohën duke siguruar më shumë mbështetje për qytetarët dhe për ekonominë”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.