E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prefekti  komanduar  i Shkodrës, zv.ministri Lamallari takon Voltana Ademin dhe drejtorin e Policisë
Publik News

Prefekti komanduar i Shkodrës, zv.ministri Lamallari takon Voltana Ademin dhe drejtorin e Policisë

Zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari është komanduar sot nga ministri Sandër Lleshaj në detyrën e Prefektit të Qarkut të Shkodrës, ndërsa është liruar nga detyra prefekti Çesk Millja.

Menjëherë sapo ka marrë detyrën, Lamallari është nisur drejt Shkodrës dhe ka organizuar një takim me kryebashkiaken Voltana Ademi dhe drejtorin e Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj. Siç shihet dhe në foto, Ademi e Brahimaj ndjekin me vëmendje Lamallarin, ndërsa kryebashkiakja mban dhe shënime.

Ky shkarkim i prefektit sot erdhi në një kohë kur qytetarët shkodranë nuk po u binden masave të marra në kuadër të covid 19. Pavarësisht rritjes së numrit të infektuarve në këtë qark që tanimë shënon 52 të prekur, si qarku i dytë më i madh me numrin e të infektuarve pas Tiranës, qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar. Ata kanë dalë edhe sot grupe-grupe nëpër rrugë.

Kjo mungesë menaxhimi e situatës, mesa duket ka sjellë edhe shkarkimin e prefektit socialist Çesk Millja dhe momandimin në vend të tij të zv.ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari.

Drejtori i Policise se Shkodres Brahimaj – Kryebashkiakja Ademi dhe Prefenti Lamallari:
5e91f8388d09eAdemi.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.