E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Laboratori kinez, ku kryheshin eksperimente me lakuriqët e shpellave për…
Publik News

Laboratori kinez, ku kryheshin eksperimente me lakuriqët e shpellave për…

Laboratori kinez, në qendër të vëzhgimit mbi një rrjedhje të mundshme të koronavirusit, ka përdorur para të qeverisë amerikane për të realizuar hulumtimet në lakuriqët nga shpellat, për të cilët shkencëtarët besojnë se janë burimi origjinal i shpërthimit vdekjeprurës.

27079668-8210951-image-a-30_1586631426250

Instituti i Virologjisë Wuhan ndërmori eksperimente koronaviruse mbi gjitarë të kapur më shumë se 1.000 milje larg në Yunnan, të cilat u financuan nga një grant prej 3.7 milionë dollarësh nga qeveria amerikane.

Sekuencimi i gjenomit COVID-19 e ka gjurmuar atë përsëri te lakuriqët që gjenden në shpellat Yunnan, por u mendua për herë të parë se i kishin transferuar te njerëzit në një treg kafshësh në Wuhan.

Zbulimi që Instituti Wuhan po eksperimentonte në lakuriqët nga zona tashmë e njohur si burimi i COVID-19 – dhe duke e bërë këtë me paratë amerikane – ka ngjallur frikë të mëtejshëm se laboratori, dhe jo tregu, është burimi origjinal i shpërthimit.

Ligjvënësit dhe grupet e presionit shumë shpejt e sulmuan ofrimin e fondeve të SHBA-së për “eksperimentet e rrezikshme dhe mizore të kafshëve në Institutin Wuhan”.

Kongresmeni amerikan, Matt Gaetz, tha: “Unë jam neveritur kur mësova se për vite me radhë qeveria amerikane ka financuar eksperimente të rrezikshme dhe mizore të kafshëve në Institutin Wuhan, të cilat mund të kenë kontribuar në përhapjen globale të koronavirusit, si dhe hulumtime në laboratorë të tjerë në Kinë, që praktikisht nuk kanë asnjë mbikëqyrje nga autoritetet amerikane”.

Të shtunën, Anthony Bellotti, presidenti i grupit amerikan të presionit, “White Coat Waste”, e dënoi qeverinë e tij për shpenzimin e dollarëve të taksave në Kinë, duke shtuar: “Kafshët e infektuara me viruse ose sëmundje të tjera që abuzohen në laboratorët kinezë thuhet se mund të shiten në tregjet e hapura për konsum, pasi bëhen eksperimentet”.

Instituti i Virologjisë prej 37 milionë dollarësh në Wuhan, ka laboratorin më të përparuar të llojit të tij në territorin kinez dhe bazohet njëzet milje nga tregu tashmë famëkeq i kafshëve të egra, që mendohej se ishte vendndodhja e transferimit origjinal të virusit nga kafshët te njerëzit.

Sipas dokumenteve të marra nga “The Mail on Sunday”, shkencëtarët atje eksperimentuan me lakuriqë nate si pjesë e një projekti të financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit të SHBA, i cili vazhdon të licencojë laboratorin e Wuhan me para amerikane për eksperimente.

NIH është agjencia kryesore e qeverisë së Shteteve të Bashkuara përgjegjëse për hulumtime biomjekësore dhe shëndetin publik.

Instituti Wuhan i rendit në faqen e tyre të internetit si partnerë, ata dhe disa institucione të tjera akademike amerikane.

Partnerë të tjerë nga SHBA përfshijnë Universitetin e Alabamas, Universitetin e Teksasit të Veriut, Universitetin e Harvardit dhe Federatën Kombëtare të Kafshëve të egra.

Si pjesë e hulumtimit të NIH në institut, shkencëtarët rritën një koronavirus në një laborator dhe e injektuan atë në derrkuc treditësh.

Lajmet që lakuriqët me COVID-19 ishin nën hulumtime atje hapin dyshimet se një rrjedhje nga laboratori Wuhan nuk mund të përjashtohet plotësisht.

Sipas një pretendimi të paverifikuar, shkencëtarët në institut mund të ishin infektuar pasi të ishin spërkatur me gjak që përmbante virusin dhe mund ta kenë kaluar atë te bashkësia lokale.

Një institut i dytë në qytet, Qendra Wuhan për Kontrollin e Sëmundjeve, e cila është tre milje larg nga tregu – besohet gjithashtu se ka kryer eksperimente mbi kafshë, si lakuriqët, për të ekzaminuar transmetimin e koronaviruseve, shkruan “Daily Mail”. 

Instituti Wuhan, i cili mban më shumë se 1,500 lloje të viruseve vdekjeprurëse, është i specializuar në kërkimin e “patogjenëve më të rrezikshëm”, në veçanti të viruseve të bartura nga lakuriqët.

Zyrtarët kinezë vendosën të ndërtojnë institutin pasi vendi u shkatërrua nga një shpërthim i SARS në periudhën 2002-2003.

SARS, një lloj tjetër koronavirusi, vrau 775 njerëz dhe infektoi më shumë se 8,000 globalisht në atë epidemi.

Qëkur një shpërthim i koronavirusit të ri u shfaq në qytet në dhjetor, ai ka qenë në qendër të teorive të komplotit, të cilat sugjerojnë se gabimi kishte origjinën atje.

Ndërsa shkencëtarët besojnë se virusi kaloi te njerëzit nga kafshët e egra të shitura si ushqim në një treg në Wuhan, teoricienët e konspiracionit promovojnë supozime të ndryshme.

Disa prej tyre pretendojnë se virusi, i njohur zyrtarisht si SARS-CoV-2, mund të ishte një armë biologjike e krijuar atje. Të tjerë dyshojnë se ka dalë aksidentalisht nga laboratori.

Kina i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.