Kryetari i Partisë Socialiste pi raki në lokal
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar mbrëmjen e sotme kryetarin e Partisë Socialiste Mat Hasan Pasha, pasi sipas tij nuk ka zbatuar rregullat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi.
Në denoncimin me foto të Berishës, shihet kryetari i PS së Matit Hasan Pasha duke pirë raki në një lokal me disa persona të tjerë, ndërsa kanë ulur grilat e dritareve që të mos duken nga jashtë. Në fakt personi që ka shkrepur foton është në tavolinën tjetër, ngjitur me kryetarin e PS por nuk dihet nëse se në çfarë periudhe i përkasin.
“Lokalet nuk mbyllen per narkokryetaret, urdheri vlen vetem per qytetaret! Lexoni mesazhin, shikoni foton e qytetarit dixhital. Sb Pershendetje dr, me thuaj tr lutem si mund ti respektojn rregullat e qeverise dhe te kryeministrit qytetaret e thjeshte, kure vete kryetari i partise sosialiste Mat Hasan pasha frekuenton lokale me grrila te ulura”, shkruan Berisha, ndërsa publikon dhe fotot.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






