Presidenti i SHBA, Donald Trump, bëri me dije se vendi i tij ka marrë vendimin që të ndërpresë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në mes të pandemisë së koronavirusit.
Ndaj kësaj ka reaguar edhe miliardieri dhe themeluesi i “Microsoft”, Bill Gates, i cili ka thënë se të ndalosh fondet për Organizatës Botërore të Shëndetit gjatë një krize botërore shëndetësore, është po aq e rrezikshme sa tingëllon.
“Ndalimi i fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetit gjatë një krize botërore shëndetësore është po aq e rrezikshme sa tingëllon. Puna e tyre po ngadalëson përhapjen e COVID-19 dhe nëse ajo punë ndalet, asnjë organizatë tjetër nuk mund t’i zëvendësojë ato. Bota ka nevojë për OBSH tani më shumë se kurrë”, shkruan Bill Gates në Twitter.




