E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha për ndryshimet në Kodin Penal: Nuk i mbështesim
Publik News

Basha për ndryshimet në Kodin Penal: Nuk i mbështesim

Për liderin e PD, Lulzim Basha, efekti social i pandemisë nga koronavirusi është i madh tek qytetarët shqiptarë.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të ndryshoje përqasjen dhe strategjinë e daljes nga kriza dhe përballjes me të, gjithmonë nëse e ka një plan të tillë, nënvizoi Basha.

Kërkoj që aktet administrative të vënë në lëvizje edhe paketën e dytë se ato që mbeten në letër nuk hahen e nuk pihen. Përqasja e paketës së dytë dhe vonesa në nxjerrjes së saj ka nxjerrë në pah një problem të madh, për bixnesin në vend të mbështesim vazhdimin apo mbajtjen hapur të biznseve apo të marrëdhënies së punës, që të bëjmë gjithcka që mos kemi largime nga puna po inkurajojmë të kundërtën. Synimi ynë do jetë e do shpallet që masat mbështetëse përmes financimit e lehtësirave fiskale biznesi të mos detyrohet të largojë punonjësit nga puna. Se shpesh qeveria po lë përshtypje sikur po lufton njerëzit, jo virusin”.

Basha nënvizoi se propozimet e qeverisë për përballjen me këtë krizë janë sporadike dhe efekti për të parandaluar rënien e ekonomisë është i pandjeshëm.

“Këto janë një seri masash e jo plan për daljen nga kriza e përballjen me sukses të pasojave të krizës. I bëj thirrje qeverisë të rrise ndihmën financiare e të ndryshojë buxhetin e shtetit, koha nuk pret”.

Basha ka komentuar edhe votimin sot në Parlament të ndryshimeve të Kodit Penal, për shkelësit e masave ndaj koronavirusit.

“Për ne një pjesë e mirë e propozimeve nuk kanë qenë të nevojshme, qeveria ka perforcuar me dënime administrative relativisht të rënda parandalimin e shkeljeve të rregullave të karantinës e për ne e gjitha kjo ka qenë e mjaftueshme, me përjashtim të një bartësi që me vetëdije rrezikon shëndetin e një bashkëqytetari. Ne nuk e mbështesim pjesën tjetër të përqasjes, se nëse një qytetar është në minutin e 95 apo ka dalë për të blerë bukë e ska marrë dot leje masat e shpallura janë të mjaftueshme e ska nevojë për masa të rënda”.

I pyetur nëse ka pasur tension apo debate në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare mes tij e kryeministrit Rama, Basha u përgjigj:

“S’kam asnjë kome t për mbledhjen se sic e dini zhvillimi i saj bëhet sipas rregullave të përcaktuara në ligj. Paketat nuk janë të mjaftueshme e lënë shumë për të dëshiruar. Situata ku ndodhemi është e paprecedentë në krahasim me cdo vend të rajonit, masa sporadike që nuk zbatohen, ka ardhur koha t’i jepet fund kësaj përqasje, që i rendin pas krizës, apo me masa televizive që nuk kthehen asnjëherë në lekë apo ushqime e mbështetje për njerëzit në nevojë, urgjentisht të mbyllin hendekun midis fjalëve e veprave”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.