Kina rishikon numrin e vdekjeve, brenda 24 orëve raporton për rreth 1300 viktima
Numri i vdekjeve në Kinë ishte i qëndrueshëm në rreth 3,300 për javë me radhë – deri sot, kur u rrit në më shumë 4600, raporton BBC. 
Kjo për shkak se qyteti i Wuhan, ku filloi shpërthimi, ngriti numrin e vdekjeve të tij me 50% – saktesisht me 1.290 raste – duke ia atribuar atij raportimit të azhurnuar, nderkohe qe po llogariten me shume vdekje jashte spitaleve.
Prej kohesh ka dyshime për shifrat e Kinës, madje presidenti i SHBA ka leshuar akuza direkte.
Duke nxjerre numrin e korrigjuar, zyrtarët e qytetit Wuhan këmbëngulën se nuk kishte asnjë mbulim të shifrave të vërteta.
11 milion banorët e Wuhan kaluan 11 javë në kushte të rrepta bllokimi, të cilat vetëm kohët e fundit janë lehtësuar.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



