Femijët këndojnë këngë për mjekun
https://youtu.be/ussSMrHYuUg
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i njohur tashmë për profesionalizmin dhe karizmën e tij, ka zhvilluar një intervistë live me gazeatrin Arjan Çani, ku ka folur për situatën e koronavirusit në vend.
Në një moment, Çani i vuri videon e këngës që disa fëmijë ia kanë dedikuar mjekëve që janë në vijën e parë të frontit në luftën ndaj koronavirusit. Kjo video e ka emocionuar shumë mjekun Pipero i cili ka thënë, “I kam sytë me lot”.
“Sot duhet të jesh mjek të përjetosh këto emocione, është e jashtëzakonshme. I kam sytë me lot, është e jashtëzakonshme. Duhet të jesh aty në spital dhe të dëgjosh këto vajza që të përjetosh këto emocione. Ju përqafoj fortë ato dhe juve që na i sollët këto emocionuese”, ka thënë Pëllumb Pipero.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



