Basha: Përkeqësimi i lirisë së medias, i shtohet panoramës së hidhur të krimit dhe korrupsionit
Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të Reporterëve pa kufij për lirinë e medias, ku Shqipëria ka humbur 2 pozicione dhe bën fajtore qeverinë.


Sipas Bashës, ai që ka frikë nga fjala e lirë është armik i demokracisë.
“Ai që përditë nëpërkëmb dhe ofendon gazetarët, duke kërcënuar ata që mendojnë ndryshe e denoncojnë aferat korruptive, ai përditë largon gjithnjë dhe më shumë vendin dhe shqiptarët nga standartet europiane.
Censura, dhuna dhe autocensura në një vend që pret për antarësim në Bashkimin Europian, i shtohen panoramës së hidhur të krimit dhe korrupsionit që kjo qeveri servir në tryezën e ligjvënësve europianë“, e mbyll Basha mesazhin e tij.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



