E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TENDERI I DYSHIMTË, Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e kiteve mjekësore
Publik News

TENDERI I DYSHIMTË, Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e kiteve mjekësore

Qeveria është e gatshme t’i paguajë çfarëdo lloj çmimi kompanisë që i sjell brenda dy orësh testet për Covid-19.

Ky është kushti i çuditshëm i një tenderi të dyshimtë të Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e kiteve mjekësore për të testuar qytetarët për koronavirusin, i fituar nga kompania “OES Distrimed” me një vlerë prej 8.5 milionë lekë pa TVSH”.

Opozita akuzon qeverinë se për këtë tender, kompania OES DISTRIMED me aksionerë Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj, po paguhet plot katër herë më shumë se çmimi real për kitet e koronavirusit “RT-PCR”.

sdfvsdfbdfbdb5rb4eb.jpg

Qeveria ka nënshkuar disa kontrata me kompaninë OES Distrimed, dhe vetëm njëra prej tyre është për kitet e testimit, ndërsa qeveria ka vendosur të mos ia publikojë emrin kompanisë si dhe shumën e tenderit.

Qeveria, me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 272, dt. 03.04.2020, ka vendosur “Miratimin e kontratës për Lotin 1 me objekt ‘Blerje kite për laboratorin mikrobiologjik për realizimin e RT-PCR të përshtatshëm për t’u përdorur për pajisjen e Existation të firmës Bioneer ose ekuivalent për QSUT”.

Se si ka arritur OES Distrimed të fitojë këtë tender, mund të kuptohet nga kushti i vendosur nga qeveria. Nga nënshkrimi i kontratës, kompania ka patur vetëm dy orë kohë për të siguruar kitet, për ti ngarkuar dhe transportuar ato nga depot e veta drejt QSUT-së.

sdgfsdgfsdg4.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.