E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryesia e LDK merr vendimin, Avdullah Hoti kandidati për Kryeministër i Kosovës
Publik News

Kryesia e LDK merr vendimin, Avdullah Hoti kandidati për Kryeministër i Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të jetë Avdullah Hoti si kandidati për Kryeministër që do t’i paraqitet Presidentit Thaçi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK, Isa Mustafa, pasi Presidenti Thaçi i kërkoi emrin për mandatuesin e qeverisë.

“Ishte kërkesë e gati të gjithë anëtarëve që unë të marr këtë përgjegjësi, sepse ata konsideronin si vullnet dhe përgjegjësi të tyre, unë e arsyetova para krysesisë që nuk jam në gjendje të marrë këtë përgjegjësi”, tha ai.

Ai tha se janë diskutuar disa emra, por u vendos për Avdullah Hotin pas një diskutimi me kryesinë e LDK-së.

“Ne kemi diskutuar për Avdullah Hotin, Lutfi Hazirin, Kujtim Shalën, ka pas edhe emra të tjera, me vullnetin e të gjithëve jemi pajtuar që z. Hoti të propozohet nga kryesia e LDK’së, për kryeministër”, ka thënë Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.