E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
17 të infektuar që janë karantinuar në burgje
Publik News

17 të infektuar që janë karantinuar në burgje

Ata janë veçuar dhe gjendja shëndetësore e tyre deri më tani paraqitet e mirë, ndërsa burime thanë dje se një prej tyre është transferuar në spital për mjekim më të specializuar.

Pas këtyre rasteve pozitive, në hyrje të IEVP është vendosur një njoftim ku bëhet e ditur se institucioni do të pajisë me maska dhe dorashka vetëm punonjësit, ndërsa persona të tjerë, si avokatë, oficerë të Policisë Gjyqësore dhe prokurorë që do të duhet të shkojnë për arsye pune, nuk do të lejohen pa masat mbrojtëse.

Ndërkohë që punonjës të ISHP kanë bërë hetimet epidemiologjike për rastet e konstatuara dhe kanë marrë tamponë të tjerë, që, duke iu referuar informacioneve zyrtare për këtë IEVP, kanë rezultuar negative.

Burime kanë thënë se të burgosurit e infektuar janë duke qëndruar në qelitë e bëra për regjimin e izolimit “41 Bis”, ndërsa Spitali i Burgut është bërë gati për të trajtuar raste të të burgosurve që janë në gjendje më të rëndë dhe është boshatisur.

Zyrtarisht, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk i është përgjigjur interesit të gazetës “Panorama” në lidhje me masat e marra apo mënyrën se si po menaxhohet kjo situatë në burgje, kur më herët në Burgun 313 disa prej të burgosurve kanë kundërshtuar gardianët dhe kanë kërkuar që të largoheshin nga burgu. Një prej të paraburgosurve gjithashtu ka bërë thirrje për revoltë dhe për këtë është izoluar për tre muaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.