Pamje të publikuara për herë të parë të mjekut Roland Xhaxho, i infektuar me koronavirusin
Këto janë pamje të publikuara për herë të parë të mjekut Roland Xhaxho, i infektuar me koronavirusin, i shtruar në repartin Infektiv në kryeqytet. Ai ka treguar se cila ishte gjëja që e shqetësoi më tepër kur kuptoi nga shenjat se ishte prekur me Covid, para se të kryente testin dhe të dilte pozitiv.
Pak ditë më parë ai ka lënë spitalin fitimtar në këtë betejë.
“Unë nuk e mendoja se do të prekesha, pasi kam qenë një tip aktiv gjithë jetën . Shenja e parë që më ka kapur mua më ka kapur herët fare… që në komision që bëmë inspektimin e parë. Të nesërmen ma dha me temperaturë 39 por unë vazhdova piva diçka, paracetamol dhe nuk e mendoja se mund të më përfshinte. Pra e para ka qenë temperatura që vazhdoi për tre ditë.
Unë u vetë mjekova në shtëpi me antibiotik. Nuk mendova se është ndonjë gjë e jashtëzakonshme dhe fizikisht ndihesha mirë. Mbas katër pesë ditëve e pash që filloi komponenti gastrik. Fillova që të mos e pranoja ushqimin dhe aty mendova që ndoshta jam kontaminuar. Pastaj kërkova në mënyrë shoqërore ndihmën e mjekëve të cilët u treguan të gatshëm dhe u diagnostikova. Moralisht dhe fizikisht ndihesha mirë. E vetmja shenjë që më shqetësonte duke ditur rrezikun e këtij virusi ishte ajo që ne i themi ipopsia, pamjaftueshmëria e oksigjenit.

Unë jam në ditën e 10 ajo që është karakteristike e kësaj sëmundje është që unë ju them të sëmurëve që tre katër ditët e e para sa të ambientohen me atë që ne i themi mungesë relative e oksigjenit. Ditët e para kërkon atë që quhet asistencë me pajisjet me aparaturat për të arritur një oksigjenim optimal.
Oksigjenimi optimal nuk arrihet asnjëherë por të arrijë mbi vlerat 85 -90 pastaj organizmi mësohet dhe fillon trajtohet njësojë si ata të sëmurët kardiak kronik që jetojnë normalisht. Por ne kemi një shans të madh dhe ky është lajm i mirë që mu transmetua nga mjekët që nga skaneri është parë që është përmirësuar nga ditët e para. Pra nuk qëndron si të sëmurët kardiak që bie por e kalon një infeksion dhe pastaj e rimarrim veten në mënyrë graduale ditë për ditë”- tha për Top Story Roland Xhaxho, ditët kur ishte i shtruar në Infektiv.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



