E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ramës, fundjavë afër detit me elektoratin
Publik News

Ramës, fundjavë afër detit me elektoratin

Mësohet se ditën e premte, ai do të jetë në qytetin e Vlorës, ku do të bëjë inspektimin në punimet e Lungomares bashkë kryebashkiakun Dritan Lelin, ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku  dhe Damian Gjiknuri.

Më pas kryeministri do të vijojë me drekën, inspektimin Bypass Dukat e deri në Projektin e fasadave.

Ndërsa ditën e shtunë më 2 maj, Rama do të vazhdojë me inspektimin e punimeve Loti1 e Loti 2, po këtë herë dp t’i bashkohet edhe ministrja e Financave Anila Denaj.

Kujtojmë që Vlora është nga qytetet më me pak të infektuar nga Covid-19, pasi vetëm 5 qytetarë rezultojnë të prekur. Zgjedhja e Ramës për të shkuar këtë fundjavë në Vlorë, mund të jetë edhe një mesazh për qytetarët vlonjatë, të cilët duhet të ndihen të sigurtë.

Axhenda e datës dhe 1 dhe 2 maj 2020:

E Premte, 1 Maj

12:00 Inspektim i Bypass në hyrje të Vlorës (KM, Gjiknuri, Balluku, Dritan Leli)
12:30 Inspektim në punimet e Lungomares
( Km, Gjiknuri, Agolli,Dritan Leli)
13:00 Dreka (private)
15:00 Inspektim në Bypass Dukat
(KM, Gjiknuri, Balluku, Dritan Leli)
16:00 Projekti i fasadave
(KM, Gjiknuri, Agolli, Dritan Leli)

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.