Zbardhen përgjimet e abuzuesit të vajzës në Sarandë
Prokuroria e Sarandës e ka vënë të moshuarin nën këtë akuzë, pasi Tusha ka kryer marrëdhënie seksuale në kohë të ndryshme me një 17 vjeçare.
Gjatë marrjes në pyetje të 72-vjeçarit mësohet se ai ka dhënë deklarata kontradiktore çfarë a bërë që hetuesit të dyshojnë në besueshmërinë e Tushës.
Kjo ka bërë që hetuesit të dyshojnë edhe më tepër.
ABC News siguroi kërkesën e Prokurorisë drejtuar Gjykatës Sarandë për të lënë në burg Bajram Tushën.
Pas dyshimeve të Prokurorisë, Tusha është vendosur nën përgjim.
Në një nga përgjimet, Tusha dëgjohet të flasë në telefon me një person tjetër i identifikuar si Malo Pirro.
Gjatë kësaj bisede, Tusha pranon abuzimin me 17 vjeçare.
I rëndë është fakti se Tusha pranon se ky episod ka ndodhur kohë më parë.
Përgjimi:
Malo Pirro: Hë mo?
Bajo Tusha: Ajde pak, të morën në pyetje?
Malo Pirro: eeeee…
Bajo Tusha: Co themi?
Malo Pirro: S’di gjë unë, se njoh fare i thashë mo. Eeee unë se njoh fare i thashë.
Bajo Tusha: Unë e hëngra…gabova..pranova gjithë fajin, i thashë vetëm një herë e kam fërkuar nga kofshët e vogla thashë, para ca vjetësh e më erdhi keq i thashë….Eee po ç’të thotë ajo pa nëpër shalë e fërkova…dhe unë se kam futur brenda i thashë…
Ditët e fundit kjo ngjarje ka qenë në fokus të mediave shqiptare.
ABC News siguroi dëshminë e prindërve të vajzës të cilët nuk i besojnë vajzës dhe fajësojnë të dashurin e bijës së tyre se ka stisur dhe i ka mbushur mendjen të miturës për të ngritur këtë akuzë dhe se Bajo Tusha nuk është fajtor.
17-vjeçarja ndërkohë ndodhet në Tiranë në një qendër rehabilitimi nën kujdesin e specialistëve dhe psikologëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



