E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u kap 39-vjeçari, me kokainë dhe armë në makinë,
Publik News

Si u kap 39-vjeçari, me kokainë dhe armë në makinë,

Kapet nga policia nje 39-vjecar qe qarkullonte me armë zjarri dhe armë të ftohta dhe posedonte lëndë narkotike kokainë ne makine.arme

Policia ben me dije se ka vene ne pranga shtetasin B. H., banues në Tiranë.

“Për t’iu shmangur kontrolleve, dyshohet se ky shtetas përdorte një emblemë të Policisë, e cila u gjet në makinë”-njofton policia.

NJOFTIMI 

Kapja e 39-vjeçarit, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me FNSH Fier, në pikën e kontrollit në kufirin ndarës mes Tepelenës dhe Mallakastrës.

Në vijim të veprimeve u vu në pranga edhe pronari i automjetit ku u gjetën sendet e kundërligjshme.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, 1 armë sportive, 2 armë të ftohta, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një emblemë metalike si ato të Policisë së Shtetit.

Shërbimet e Policisë, krahas angazhimit 24 orë për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në këtë kuadër, në pikën e kontrollit në rrugën nacionale Tepelenë-Mallakastër, në afërsi të Liqenit të Krahësit, për ndarjen e zonave të gjelbra, efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe të FNSH Fier, gjatë kontrolleve të imtësishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, evidentuan dhe arrestuan në flagrancë 39-vjeçarin B. H., banues në Tiranë.

Nga kontrolli personal iu gjetën në trup doza me lëndë narkotike kokainë dhe nga kontrolli i automjetit që drejtonte ky shtetas u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë sportive, 1 thikë, 1 dorezë metalike dhe 1 emblemë e Policisë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve u bë edhe ndalimi i shtetasit R. Ç., 36 vjeç, banues në Tiranë, pronari i mjetit.

Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë ose sportive”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.