E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetarja e komisionit sulmon Mynir Konin për zgjedhjet: Universiteti nuk drejtohet me bajraktarizëm
Publik News

Kryetarja e komisionit sulmon Mynir Konin për zgjedhjet: Universiteti nuk drejtohet me bajraktarizëm

Kryetarja e Komisionit Institucional Zgjedhor, KIZ në Universitetin e Tiranës Majlinda Keta ka sulmuar rektorin e Universitetit të Tiranës Mynyr Koni në lidhje me zgjedhjet për rektor dhe për anëtarë të senatit.

Keta akuzon Konin duke thënë se nuk ka komunikuar fare me komisionin dhe sipas saj vazhdon të bëjë luftë me akuza.

“Universiteti nuk drejtohet me bajraktarizëm. Ne jemi këtu për t’ju shërbyer studentëve”, ka thënë ndër të tjera Keta për news 24.

Dita e djeshme ka qenë dita përfundimtare. Ne kemi marrë të gjitha masat për të realizuar zgjedhjet, në mënyrë të qartë dhe të drejtë. Ne kemi riskuar deri ditën e fundit. Këto zgjedhje ishin detyrim ndaj Universitetit të Tiranës. Kemi marrë përgjegjësi në emër të Universitetit të Tiranës.

Rektori erdhi me një zhurmë të madhe dhe po iken jo në një mënyrë normale. MASR po kryen të gjitha procedurat, ndërsa iu jemi përmbajtur ligjeve e normave. Punët tona shikohen nga njerëz intelektualë, që kanë jetë publike, që kanë personalitetin e tyre. Di që edhe kolegët tanë në rrethe kanë shkuar shumë mirë.

Koni nuk ka komunikuar fare me ne dhe vazhdon të bëjë luftë me akuza, që në fund të fundit ndikojnë në prestigjin e UT. Këtu janë në lojë UT, por jemi para syve të një publiku që na jep taksa. Cdo denigrim i UT, cdo prekje e demokracisë së brendshme të universitetit, është dëmtim i Universitetit të Tiranës, duke dëmtuar inteligjencën e vendit. Universiteti nuk drejtohet me bajraktarizëm. Ne jemi këtu për t’ju shërbyer studentëve. Në përcaktimin e fituesit, ka votë edhe studenti”, vlerësoi kryetarja e KIZ, Keta.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni në një lidhje me Skype foli për News 24 për zgjedhjet për rektor dhe anëtarë të senatit të UT-së, të shtyra për shkak të pandemisë së COVID 19.

Sipas tij, ai do të shpallë datën e fillit të procesit zgjedhor dhe atë të zgjedhjeve sipas ligjit dhe një gjë të tillë mund ta zhbëjë vetëm një urdhër i ministres së Arsimit, Besa Shahini, që mund ta shtyjë sërish këtë proces.

“Autoriteti që ka të drejtë të shpallë zgjedhjet në universitet është rektori, pra unë. Ministrja Shahini e ka përcaktuar me urdhrin e saj por që e ndryshoi atë për shkak të pandemisë. Edhe pse afati ndryshoi urdhri i ri është që procesi zgjedhor të fillojë më 11 maj dhe dita e zgjedhjeve në UT të jetë më 12 qershor. Unë kam detyrim të shpall fillimin e procesit zgjedhor. Unë kam detyrim të bëj shpalljen, por jemi në pritje të urdhrit. Nëse ministrja nuk bën ndryshim urdhri unë do shpall procesin zgjedhor për universitetin. Kjo është faza ligjore e procesit”,- tha Koni.

Ai më tej e cilësoi “të paligjshme tentativën e një grupi pedagogësh për t’i shpallur zgjedhjet”.

Koni ndër të tjera nuk komentoi nëse do të kandidonte apo jo në këtë post.

“S’ka të bëjë fare me rikandidimin tim. Unë nga ana ime i’u kërkoj studentëve të jenë të vëmendshëm. Thirrje bojkoti nga ana ime nuk do të ketë”.

Në lidhje me vendimin e ministres për të rihapur për 3 javë universitetet për studentët e viteve të fundit, Koni tha se i duket i guximshëm si vendim.

“Shahini guxoi në kushtet ku jemi, megjithatë unë e kam shpërndarë urdhrin e saj. Ne po bëjmë të pamundurën që viti akademik të mbyllet me sukses”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.