E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKU kontrolle në gjithë vendin për sigurinë e ushqimeve
Publik News

AKU kontrolle në gjithë vendin për sigurinë e ushqimeve

Autoriteti Kombtar i Ushqimit ka kryer sot 344 kontrolle zyrtare zyrtare në të gjithë vendin dhe ka dhënë disa paralajmërime për bizneset.

Sipas njoftimit të AKU, në Tiranë është dhënë 1 masë administrative “paralajmërim” dhe një masë administrative “gjobë” për moszbatim të detyrave të lëna në vlerën e 10.000 lekëve.

Ndërsa në Berat është dhënë masë administrative me “gjobë” për tregëtim të produkteve ushqimore të pasigurta për konsum.

Edhe në Fier 1 subjekt me aktivitet “Import export fruta perime” nuk u pajis me certifikatë pasi nuk plotesonte kushtet dhe standardet e kërkuara nga AKU.

NJOFTIMI I PLOTË:

AKU vijon punën në terren, në Tiranë dhe Berat masa administrative me “gjobë” për moszbatim të detyrave të lëna dhe tregëtim të ushqimeve të pasigurta.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorimet në kuadër të Taks Forcës për masat e marra kundër përhapjes së COVID-19.

Janë kryer 344 kontrolle zyrtare dhe monitorime,

Gjatë kontrolleve në Tiranë është dhënë 1 masë administrative “paralajmërim” dhe një masë administrative “gjobë” për moszbatim të detyrave të lëna në vlerën e 10.000 lekëve.

Në Berat është dhënë masë administrative me “gjobë” për tregëtim të produkteve ushqimore të pasigurta për konsum.

Ndërsa në Fier 1 subjekt me aktivitet “Import export fruta perime” nuk u pajis me certifikatë pasi nuk plotesonte kushtet dhe standardet e kërkuara nga AKU.

Gjatë monitorimeve në Shkodër dhe Vlorë janë bërë këshillime dhe lënë detyra ndaj subjekteve, të cilat nuk kanë pasur të plotësuara protokollet e sigurisë, si mungesën e sinjalistikës për distancimin fizik, mungesën e xhamit mbrojtës apo edhe afishim posterash.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.

95014765_2903522373063392_1051443049583869952_n.jpg95658608_2903522229730073_3498106989777518592_n.jpg95158400_2903522086396754_7228278183613693952_n.jpg95611074_2903522489730047_8402906783647006720_n.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.